Kosovë Lajme Politikë

Shpëtim Idrizi takon Albin Kurtin

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u takua ditën e djeshme me Albin Kurtin, kreun e Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë.

Në takim,  Idrizi shprehu vlerësimin e tij për aktivitetin e Vetvendosjes, sipas tij,  në shërbim të çështjes kombëtare dhe për qëndresën e punën e Albin Kurtit për të ndryshuar gjendjen e Kosovës dikur në pushtim, e sot si një demokraci që po konsolidohet.

0be1d822-6df6-4bd9-806a-bde8ba1fd033

Idrizi theksoi se vota e qytetarëve të Kosovës solli një risi në politikën e vendit duke nxjerrë në skenë një brez të ri por me shumë përvojë politikanësh e së bashku me Vjosa Osmanin e LDK.

“Këto zgjedhje kane turbulluar dhe ujërat e ndenjura të kënetës së politikës Shqiptare dhe shpresoj që pranvera e Kosovës të vijë dhe në Shqipëri” theksoi z. Idrizi.

Gjatë takimit u diskutua edhe lidhur me nevojën për të përafruar realisht sistemin arsimor e për të krijuar një model ekonomik që nuk ka barriera artificiale si ato që janë sot.

Lidhur me krijimin e të ashtuquajturit Schengen Ballkanik, Idrizi e vlerësoi si një hap jo të nevojshëm që rikthen nocione të vjetra politike si ajo e ish-konfederatës Jugosllave dhe theksoi se në Shqipëri është e nevojshme të shohim marrëdhëniet me Serbinë duke mbajtur gjithmonë parasysh interesin e Kosovës. Objektivi ynë kryesor është të integrohemi në Europë e jo të kërkojmë artifice që nuk ndihmojnë as Kosovën e as Shqipërinë.

Ndërkohë, Albin Kurti vlerësoi mbështetjen e qytetarëve të Kosovës në këto zgjedhje dhe theksoi se puna e ardhshme do duhet të përqendrohet në rritjen e mirëqenies së tyre dhe rritjen e dinjitetit të shtetit të ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Bashkimi ekonomik dhe përafrimi i sistemeve tona arsimore e ekonomike duhet të jenë prioritet real në punën tonë.

Related posts

Sticker Studio: Tani mund të shndërroni fotot në sticker për WhatsApp

Mila

Treni përplas këmbësorin në Durrës

Klaudia gotanews

Horoskopi i datës 2 qershor 2019

Mila
Na Kontaktoni!