HomeLajme

Shpëtoi mrekullisht pas sulmit me agjent kimit, flet vajza e ish-spiunit rus

Vajza e ish-spiunit rus që u helmua në Salisbury të Anglisë ka folur për herë të parë publikisht që nga sulmi ndaj saj dhe të atit.

“Erdha në Britani në datën 3 mars për të takuar babanë. Pas 20 ditësh në koma, u zgjova duke dëgjuar lajmet se mund të ishim helmuar. E kam ende të vështirë të besoj këtë sulm me agjent nervor. Jemi me fat që jemi ende gjallë pas kësaj tentative vrasjeje”-thotë Yulia

Më tej, Yulia Skripal shton se “trajtimi ka qenë i dhimbshëm dhe depresionues”.

“Rekuperimi ka qenë i ngadaltë. Jeta ime është kthyer përmbys. Tani dua të ndihmoj edhe babanë tim që të rekuperohet. Dua që të respektohet privacia ime dhe e prindit tim”, theksoi Yulia.

Skripas nënvizoi se ambasada ruse i ka ofruar ndihmë, por ajo nuk ka dëshirë që të ndihmohet nga kjo ambasadë.

Yulia Skripal dhe Sergei Skripal u helmuan me agjentin nervor Novichok në datën 4 mars të këtij viti/syri.net


TË NGJASHME