HomeShëndeti

Shpëtoni nga zbokthi me një veprim

Zbokthi është problem me të cilin ballafaqohen shumica e njerëzve, por që shumë vështirë zgjidhet.

Ndonjëherë nuk mund t’ju ndihmojë as një mori shamponësh dhe losionesh të cilët janë në treg, por të cilët do të duhej të jenë të efektshëm në zgjidhjen e këtij problemi.

Por ekziston një truk relativisht i thjeshtë, i cili do  t’ju ndihmonte në luftën kundër zbokthit, të cilin mund ta keni në kuzhinën tuaj.

Fjala është për çajin e kamomilit, i cili, sipas ekspertëve të flokëve, është shumë i dobishëm për zbutjen e irritimeve të cilat i shkakton zbokthi.

Prandaj, nëse e keni lëkurën e kokës të thatë apo keni të kruara, bëni masazh me pambuk të njomur në këtë çaj.

Kjo është vetëm zgjidhje e përkohshme. Për ta zgjidhur problemin përgjithmonë duhet patjetër të ndërmerrni disa veprime.

Më parë shpesh duhet t’i lani flokët, në mënyrë që të keni kokë të pastër dhe të shëndetshme, mirëpo rekomandohet edhe që të shikoni se kur shfaqet zbokthi, kështu që të mësoni a ekziston shkaktari i shfaqjes së tij.


TË NGJASHME