HomePolitikë

Shpifi ndaj Lindita Nikolës, dënohet ish-deputeti demokrat

Ish-deputeti Luçiano Boçi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 70 mijë lekë gjobë, pasi akuzohet për shpifje dhe fyerje ndaj ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Ish-deputeti një vit më parë, denoncoi se rreth 420 mijë nxënës shqiptarë për herë të parë në historinë e shkollës shqipe ishin pa dëftesa shkollore.

Të vetmet dëftesa që u printuan dhe u shpërndanë ishin ato të klasës së 9-të, por edhe ato rezultuan me gabime, çka e bën dëftesën dokument të pavlefshëm për 35 mijë nxënës. Një pjesë prej tyre rrezikojnë të mos regjistrohen në shkollë të mesme brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi asokohe Boçi.


Ndërsa Nikolla iu përgjigj akuzave duke u shprehur se nuk ka dëftesa me gabime dhe as vonesa dhe se do e padiste Boçin për këtë deklaratë.


TË NGJASHME