HomeLajme

Shpikjet më të mëdha në historinë e njerëzimit

Ne do t’ju rendisim disa shpikje që revolucionarizuan historinë. Secila shpikje që është krijuar ka ndihmuar për t’i dhënë formë botës sonë. Por sot ne do të flasim për disa nga shpikje tmë me ndikim në botë.

1- Zjarri

Të gjithë ne biem dakord që zjarri konsiderohet që u zbulua dhe jo që u shpik. Përdorimi më i hershëm i zjarrit daton rreth 125,000 vjet më parë. Zjarri na dha formën e parë të dritës dhe nxehtësisë së lëvizshme dhe me anë të së cilës u siguruan shpikjet e tjera thelbësore dhe aftësitë e tjera të ndryshme siç është psh gatimi.

2- Rrota

Kur kthehemi pas në histori, shpikja e pare që ndryshoi të ardhmen e njerëzimit ishte shpikja e rrotës. Shpikja e rrotave e bëri jetën shumë më të lehtë, qoftë kur përdorej për udhëtime ose për transport të mallrave.Rrota u shpik nga Mesopotamët rreth 3500 pr.Krishtit për t’u përdorur për krijimin e qeramikës. Rreth 300 vjet pas kësaj, rrota u vu mbi një karrocë dhe pjesa tjetër është histori.

3- Gozhda

Pa gozhdën, civilizimi padyshim që do kishte dështuar. Përdorimi më i hershëm i njohur i këtij metali shumë të thjeshtë, por shumë të dobishëm daton nga Egjipti I Lashtë, rreth viteve 3400 pr.Krishtit, por u bë i mundur vetëm pasi njerëzit zhvilluan aftësinë për të hedhur dhe formuar metalin.

4- Lentet Optike

Nga syzet, tek mikroskopët, teteleskopët dhe nga lentet optike të kamerës kanë zgjeruar shumë vizionin tonë. Ato u zhvilluan së pari nga Egjiptianët e Lashtë dhe Mesopotamët, me teori dhe vizione kyç e me kontributin e Grekëve të Lashtë.

5- Busulla

Marinarët antikë, lundruan nga yjet, por kjo metodë nuk funksiononte gjatë ditës ose në netët me re dhe kështu ishte e pasigurt të udhëtoje larg tokës. Kinezët shpikën busullën e pare diku midis shekullit 9 dhe 11. Menjëherë pas kësaj, teknologjia kaloi tek evropianët dhe arabët për mes kontaktit detar. Kjo busull lejonte marinsat të lundronin në mënyrë të sigurtë larg tokës, duke rritur tregtinë detare dhe duke kontribuar në epokën e zbulimit.

6- Letra

E shpikur rreth viteve 100 pr.Krishtit në Kinë, letra ka qenë thelbësore për të na lejuar të përhapim informacione që përmbajnë të dhëna, mendime dhe ide.

7- Shtypshkronja

Gjermani Johannes Gutenberg shpiku shtypshkronjën rreth vitit 1440. Ajo lejonte që boja të transferohej nga lloji i lëvizshëm në letër në një mënyrë të mekanizuar. Kjo revolucionarizoi përhapjen e diturisë dhe fesë pasi më pare librat zakonisht shkruheshin me dorë (shpesh nga murgjit).

8- Telefoni

Alexander Graham Bell ishte i pari që iu dha një patentë për telefonin elektrik në 1876. Shpikja mori hov dhe revolucionarizoi biznesin dhe komunikimin global. Kur Bell vdiq më 2 gusht 1922, shërbimi telefonik amerikan ndaloi për një minute për ta nderuara të ,sipas PBS.

9- Elektriciteti

Në përgjithësi, njeriu i Rilindjes Amerikane të Shekullit 18, Benjamin Franklin, zakonisht ka meritat pasi na ka bërë të kuptojmë çfarë është energjia  elektrike. Shpikja e llambës së dritës, megjithëse është e akredituar për Thomas Edison në 1879, është sigurisht një zgjatje e madhe e aftësisë për të përdorur energji elektrike. Ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë mënyrën se si jetojmë, punojmë si dhe pamjen dhe funksionimin e qyteteve tona.

10- Penicilina

Zbuluar nga shkencëtari skocez Alexander Fleming në 1928, ky ilaç shndërroi aftësinë e ilaceve për të kuruar sëmundjet infective bakteriale. Filloi epoka e antibiotikëve.

11- Aeroplani

Shpikur në vitin 1903 nga vëllezërit Amerikanë Wright, aeroplanët e sollën botën më pranë secilit, duke na lejuar të udhëtojmë shpejt përmes distancave të mëdha.

12-Kompjuteri Personal

I shpikur në vitet 1970, kompjuterët personalë, zgjeruan shumë aftësitë njerëzore. Kompjuteri i parë që ngjason me makinat modern të ditës së sotme ishte Analytical Engine, një pajisje e krijuar dhe ideuar nga matematicieni britanik Charles Babbage.


TË NGJASHME