HomeLajmi i Fundit

“Shpopullimi nuk është partiak”/ Reagon ashpër pedagogu: Keni vrarë shpresën e rinisë!

Sherif Bundo, pedagogu i Fakultetit Ekonomik në UT, ishte një ndër pjesëmarrësit në videokonferencën e organizuar nga Presidenti Ilir Meta, ku u fol për shpopullimin e vendit.

Ai u shpreh se shpopullimi i vendit është një ndër temat më të rëndësishme për interesat kombëtare, e cila duhet të diskutohet dhe të merren masa nga të gjitha institucionet.

“Shpopullimi nuk ka të bëjë me të qënit i majtë apo i djathtë”- u shpreh Bundo. “Ti vrasësh shpresën rinisë është njësoj si ta dëbosh me forcë nga vendi, siç bënte Millosheviçi me shqiptarët e Kosovës”.

DELARATA E PLOTË

“Shpopullimi është një temë shqiptuese që duhet të bashkojë të gjithë faktorët politikë, institucionet dhe shoqërinë. Falenderoj Presidentin Meta, që si burrë shteti, i ka dalë ballazi këtij fenomeni, që duhet shndërruar në një temë kombëtare. Kush nuk mendon për të frenuar këtë fatkeqësi kombëtare, nuk i shërben interesave kombëtare. Roli kryesor në menaxhimin e kësaj fatkeqësi kombëtare i takon qeverisë, që nuk po tregon vullnetin e duhur dhe vizionin për ta frenuar. Në Shqipëri të ardhurat mujore për një familje në nevojë janë diku tek 104-105 euro. Kjo është shqetësuese sepse jemi në kufijtë e varfërisë dhe në vendin e fundit në rajon, sa i përket të dhënave tronditëse për këtë kategori. Niveli i popullsisë që jeton me më pak se 5.5 USD/ditë është dy herë më i lartë në vendin tonë se sa në të gjithë rajonin. T’i vrasësh rinisë shpresën është njësoj si ta dëbosh me forcë nga vendi. Është njësoj siç Sllobodan Millosheviçi dëbonte me forcë shqiptarët nga Kosova.”, -tha Bundo.