HomeE Jona

Shprehjet me te bukura te 45 presidenteve te SHBA

Me poshte do te listojme një artikull me shprehjen për secilin president të SHBA nga George Washington deri te Donald Trump për të cilën mbahen mend dhe që në fakt tregon shumë për ta.

1.GEORGE WASHINGTON (1789–1797)

Liria, kur fillon të zërë rrënjë, është si  një bimë qe rritet shpejtë.

2.JOHN ADAMS (1797–1801)

Unë duhet të studioj politikën dhe luftën që djemtë e mi mund të kenë lirinë të studiojnë matematikë dhe filozofi.

3.THOMAS JEFFERSON (1801–1809)

Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e mençurisë.

4.JAMES MADISON (1809–1817)

Liria mund të rrezikohet nga abuzimi i lirisë, por edhe nga shpërdorimi i pushtetit.

5.JAMES MONROE (1817–1825)

Vendi ynë mund të krahasohet me një shtëpi të re. Na mungojnë shumë gjëra, por posedojmë më të çmuarit nga të gjitha – lirinë!

6.JOHN QUINCY ADAMS (1825–1829)

Aty ku mbarojnë zgjedhjet vjetore aty ku fillon skllavëria.

7.ANDREW JACKSON (1829–1837)

Unë gjithmonë kam pasur frikë nga bankat.

8.MARTIN VAN BUREN (1837–1841)
Dy ditët më të lumtura të jetës sime kanë qenë: e para kur mora detyrën e presidentit dhe e dyta kur e lashë atë detyrë

9.WILLIAM HENRY HARRISON (1841)

Unë pretendoj se më e forta nga të gjitha qeveritë është ajo që është më e lirë.

 10.JOHN TYLER (1841–1845)

Unë kam gjithnjë mendimin që popullariteti mund të krahasohet me një vajzë lozonjare apo vajzë koketë – sa më shumë i vini rrotull, aq më shumë ajo ikën

 11.JAMES KNOX POLK (1845–1849)

Asnjë president që bën detyrën e tij me besnikëri dhe ndërgjegjje nuk mund të ketë kurrë kohë të lirë

12.ZACHARY TAYLOR (1849–1850)

Unë gjithmonë e kam kryer detyrën time. Unë jam gati të vdes. Pendimi im i vetëm është për miqtë që unë do i lë pas.

 13.MILLARD FILLMORE (1850–1853)

Zoti e ruajte vendin, sepse është e qartë se populli nuk do.

14.FRANKLIN PIERCE (1853–1857)

Më thirr në dobësinë time. Ju duhet të më mbeshtesni me forcën tuaj.

15.JAMES BUCHANAN (1857–1861)

Sido që të jetë rezultati, unë do të mbaj ne ndergjegjjen time se të paktën kam menduar mirë për vendin tim.

16.ABRAHAM LINCOLN (1861–1865)

Eshtë e përjetshme lufta midis këtyre dy parimeve – e drejtë dhe e gabuar – në të gjithë botën.

17.ANDREW JOHNSON (1865–1869)

Qëllimi për t’u përpjekur është një qeveri e varfër por një popull i pasur.

18.ULYSSES S. GRANT (1869–1877)

Arti i luftës është mjaft i thjeshtë. Gjeni se ku është armiku juaj.

Merrni tek ai sa më shpejt që të keni mundësi.

Goditeni sa më shumë që të keni mundësi dhe vazhdoni të levizni.

19.RUTHERFORD B. HAYES (1877–1881)

Progresi i shoqërisë është kryesisht përmirësimi i gjendjes së punëtorëve të botës.

20.JAMES A. GARFIELD (1881)

Idetë kontrollojnë botën.

21.CHESTER A. ARTHUR (1881–1885)

Unë mund të jem president i Shteteve të Bashkuara, por jeta ime private nuk është biznes nga askush.

22 /24 .GROVER CLEVELAND (1885–1889, 1893–1897) *dyhere president

Anija e demokracisë, e cila ka kapërcyer të gjitha stuhitë, mund të fundoset nëpër kryengritjen e atyre që janë në bord.

23.BENJAMIN HARRISON (1889–1893)

Ne amerikanët nuk kemi autorizim nga Zoti për të mbajtur nën kontroll Botën

25.WILLIAM MCKINLEY (1897–1901)

Ne kemi nevojë për Hawai­n më shumë se sa California­n. Kjo është prova e pashmangshme

26.THEODORE ROOSEVELT (1901–1909)
Fitorja e luftës nuk vlen sa fitorja e paqes

 27.WILLIAM HOWARD TAFT (1909–1913)
Nuk e ke shfrytëzuar detyrën e presidentit, nëse nuk keni siguruar një tren me një vagon restorant në të

28.WOODROW WILSON (1913–1921)

Amerika u krijua jo për të krijuar pasuri, por për të realizuar një vizion, për të realizuar një ideal – për të zbuluar dhe ruajtur lirinë midis njerëzve.

29.WARREN G. HARDING (1921–1923)
Tendenca jonë më e rrezikshme është të presim shumë nga kjo qeveri, dhe në të njëjtën kohë të bëjmë shumë pak.

30.CALVIN COOLIDGE (1923–1929)

Asnjë person nuk u nderua kurrë për atë që mori. Nderi ka qenë shpërblimi për atë që dha.

31.HERBERT HOOVER (1929–1933)

Demokracia nuk është statike. Eshtë një forcë e gjallë. Cdo ide e re, çdo shpikje e re ofron mundësi për të mirën dhe të keqen.

32.FRANKLIN DELANO ROOSEVELT (1933–1945)
Për të qenë i suksesshëm në të folurin publik duhet të kesh parasysh këto rregulla: Të jesh i sinqertë, të jesh konçiz dhe të jesh i përulur

33.HARRY S. TRUMAN (1945–1953)

Amerika nuk u ndërtua nga frika. Amerika u ndërtua në guxim, në imagjinatë dhe me një vendosmëri të padiskutueshme për të bërë punën në fjalë.

34.DWIGHT DAVID EISENHOWER (1953–1961)

Motivimi është arti i njerëzve për të bërë atë që dëshirojne ta bëjnë sepse ata duan ta bëjnë atë.

35.JOHN FITZGERALD KENNEDY (1961–1963)

Harrojini armiqtë, por mos harroni kurrë emrat e tyre

36.LYNDON BAINES JOHNSON (1963–1969)
Nëqoftëse popullit ia mbledh mirë rripat, zemrat dhe mendjet e tyre do të të ndjekin

37.RICHARD MILHOUS NIXON (1969–1974)

Presidenca ka shumë probleme, por mërzia është më e pakta prej tyre.

38.GERALD R. FORD (1974–1977)
Unë jam një Ford, jo një Lincoln

39.JAMES EARL CARTER (1977–1981)

Nëse të dy palët nuk fitojnë, asnjë marrëveshje nuk mund të jetë e përhershme.

40.RONALD REAGAN (1981–1989)

Paqja nuk është mungesë konflikti, është aftësia për të trajtuar konfliktet me mjete paqësore.

41.GEORGE HERBERT WALKER BUSH (1989–1993)
Unë kam opinionet e mia. Ka raste që kam opinione të forta, por ama nuk jam në një mendje gjithnjë me to

42.BILL CLINTON (1993–2001)
Lëvizjet e mia për të kryesuar qeverinë do të jenë shoqëruar përherë me ndjenjat aspak të papëlqyera të një fajtori i cili do të vendosë ekzekutimin e vetes së tij

43.GEORGE W. BUSH (2001–2009)

Sulmet terroriste mund të trondisin themelet e ndërtesave tona më të mëdha, por ato nuk mund të prekin themelin e Amerikës. Këto akte shkatërrojnë çelikun, por ato nuk mund ta heqin çelikun e vendosmërisë amerikane.

44.BARACK OBAMA (2009­-2016)
Sepse bota ka ndryshuar dhe ne duhet të ndryshojmë me të.

45. DONALD TRUMP (2016 E NË VIJIM)

Asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe. Asnjë sfidë nuk është shumë e madhe. Asgjë që duam për të ardhmen tonë nuk është përtej mundësive tona.