HomeSociale

Shqetësuese/ Shqiptarët të fundit në Europë për përgjigjen në këto 11 pyetje bazike

Në një studim të fundit nga Komisioni Europian rreth arsimimit të qytetarëve në kontinentin e vjetër, Shqiperia renditet e fundit sa i takon saktësisë së të anketuarve për të dhënë një përgjigje korrekte për pyetjet e studimit.

Studimi kishte në qendër ndikimin e shkencës dhe teknologjisë së qytetarëve bazuar në formimin e përgjithshëm të tyre arsimor. Në të gjitha përgjigjet, qytetarët shqiptarë nuk i janë përgjigjur saktë asnjërës prej tyre.

Më poshtë janë 11 pyetjet (e vërtetë/ e gabuar) që u janë bërë qytetarëve nga të gjitha vendet e Europës dhe krah tyre kanë edhe përgjigjen e saktë:

-“Kura për kancerin ekziston por fshihet nga publiku për interesa ekonomikë” (E GABUAR)

-“Viruset janë krijuar në laboratore nga qeveria për të kontrolluar lirinë tonë” (E GABUAR)

-“Oksigjeni që ne thithim vjen nga bimët” (E VËRTETË)

-“Lazeri funskionon duke u përqendruar në valët e zërit” (GABIM)

-“Ndryshimet klimatike po shkaktohen nga cikli i natyrës dhe jo nga aktiviteti njerëzor” (E GABUAR)

– “Metodat e përdorura nga shkencat natyrore dhe shkencat shoqërore janë njejtë të barabarta” (E VËRTETË).

-“Popullsia aktuale e botës është më shumë se 10 bilion njerëz” (E GABUAR)

-“Qëniet njerëzore, siç i njohim sot, janë zhvilluar nga speciet e mëparshme në Tokë përmes evoluimit” (E VËRTETË)

-“Njerëzit e parë jetuan në të njëjtën kohë me dinosaurët” (E GABUAR)

-“Kontinentet në të cilat jetojmë kanë lëvizur për miliona
vite dhe do të vazhdojnë të lëvizin në të ardhmen”(E VËRTETË)

“Antibiotikët i vrásin viruset si edhe bakteret” (E GABUAR);

Seksioni i fundit i këtij studimi paraqet një vështrim të përgjithshëm për numrin e përgjigjeve të sakta dhe të pasakta të dhëna nga të anketuarit në 11 pyetjet pyetjet ‘kuizit’ që përfshiheshin në sondazh.

Brenda BE-së, rreth një e pesta e të anketuarve (24%) në mënyrë korrekte iu përgjigj më shumë se tetë nga 11 pyetjeve, më shumë se gjysma (56%) iu përgjigjën saktë 5 deri në 8 pyetjeve dhe me vetëm 5 pyetje të sakta ishin (20%) e të anketuarve.

Në vendet aktuale të BE-së, të anketuarit ishin më në gjendje që të qëllonin përgjigjet e sakta me më shumë se tetë përgjigje të sakta në Luksemburg (46%), Belgjikë dhe Suedi (nga 44%), Irlanda dhe Finlanda (të dyja 41%), Danimarka, Holanda dhe Gjermania (të gjitha 39%). Vendet ku të anketuarit kanë më shumë gjasa të japin më pak se pesë përgjigje të sakta janë Bullgaria (56%), Rumania (47%) dhe Qipro (42%).

Ndër vendet jo anëtare të BE-së, të anketuarit që dhanë më shumë se tetë përgjigje të sakta ishin në Zvicër, Norvegji dhe Islandë.

Ndërsa në vendet jashtë BE-se, ku u morën më pak se pesë përgjigje të sakta ishte Shqipëria (74%), Kosovë (67%) dhe Turqia (44%)./ Burimi: EU | Përgatiti: GOTA NEWS ALBANIA

Grafika:


TË NGJASHME