HomeSport

Shqipëri-Francë/ Dy gola në pjesën e parë, “gjelat” bëjnë ligjin

LIVE| SHQIPËRI – FRANCË 0-2 Mbaron pjesa e parë

Toliso 9?, Grizman 30? 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon pjesa e parë! 

45? Akordohet 1 minutë shtesë!

39? Këndorja e parë i takon Francës! Grizman harkon bukur, për Lengle, i cili i vetë brenda zonës, gjuan me kokë, por për fat topi shkon ngjitur me traversën!

30? GOL FRANCA 0-2/ Antuan Grizman përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes shqiptare, teksa me një gjuajtje të kaliburar nga brenda zonës, dyfishoi shifrat! 

29? Lenjani kroson nga e majta drejt zonës, topi shkon drejt e në duart e portierit Mandanda!

26? Lengle ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Balajt!

22? Rast ideal për Shqipërinë! Kundërsulm mjaft i mirë i kuqezinjve, Bare shërben për Hysajn nga e djathta, por ky i fundit nuk përfiton siç duhet! Teksa provon të shërbejë për Balajn, ndalet nga mbrojtësin francez!

20? Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Toliso!

18? Qose harkon një top në zonë drejt Hysajt, por del mjaft bukur portieri Mandanda, i cili kontrollon gjithçka!

15? Bare provon të jap një asist nga mesfusha për Balajn, i cili niset bukur, por kemi të bëjmë me pozicion të parregullt!

13? Shqipëria provon të organizohet me Hysajn nga e djatha, por shkodrani nuk arrin të kombinojë siç duhet me Balajn dhe Manajn.

9? GOL FRANCA 0-1/ Shënojnë “gjelat”! Pas një harkimi të Grizman nga goditja e dënimit, Toliso lihet i lirë dhe gjuan saktë me kokë, duke tundur rrjetën e Berishës! Goli i parë me fanellën e Francës për Toliso! 

TË NGJASHME