HomeLajme

Shqipëri-Kosovë, protokoll bashkëpunimi për sezonin turistik

Shqipëria dhe Kosova kanë firmos sot një protokoll bashkëpunimi midis tyre për sigurinë gjatë sezonit turistik, por një problem pezull, që ende nuk ka gjetur zgjidhje është ai i patentave të qytetarëve  Kosovës, që këtyre iu bllokohen në Shqipëri në raste shkeljesh.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti sot në Tiranë Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi. Ata diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe thellimin e tij.

Dy ministrat kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi për sezonin turistik veror. Protokolli ka qëllim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve për të forcuar bashkëpunimin midis policive të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta në fushën e kontrollit kufitar. Ai do të kryhet sipas drejtimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve, ku punonjësi i Policisë shqiptare kryen regjistrimin në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe punonjësi i Policisë kosovare kryen regjistrimin në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës. Procedurat e përbashkëta mund të ndryshojnë ndërmjet negociatave dhe me miratim të ndërsjellë. Gjatë zbatimit të këtyre procedurave të kontrollit të përbashkët, do të mbahet lista e përpunimit të automjeteve me procedurë të lehtësuar./shekulli.com


TË NGJASHME