HomeSociale

Shqipëri/ Përfundon testi për tre personat e dyshuar për Koronavirus

Mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se Shqipëria mbetet e paprekur sa i përket Koronavirusit.

Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri.

M.H/ Gotanews


TË NGJASHME