HomeSport

Shqipëria me trajner të shkarkuar fiton 3 me 0 ndaj Andorrës

Shqipëria ka fituar 3-0 në transfertë ndaj modestëve të Andorrës në ndeshjen e dytë të kualifikuesve të Evropianit.

Kombëtarja kuqezi kaloi në avantazh në minutën e 21-të pas një gabimi qesharak të portierit vendas, gabim të cilin e shfrytëzoi Armando Sadiku, duke e dërguar topin në rrjetë pasi portieri doli huq në përpjekje për ta larguar atë.

Goli i dytë për tanët erdhi në minutën e 88, kur kësaj radhe gaboi mbrojtësi i Andorrës, duke lejuar Balën që të shkonte i vetëm përballë portierit dhe të shënonte golin e dytë.

Ndërkohë, në minutën e 96, Abrashi vulosi rezultatin në 3-0.

Pas fitores së Turqisë dhe Francës me rezultatin 4-0 ndaj Moldavisë dhe Islandës respektivisht, renditja e grupit H është si më poshtë:

Franca 6 pikë

Turqia 6

Shqipëria 3

Islanda 3

Andorra 0

Moldavia 0


TË NGJASHME