HomeSociale

Shqipëria, mes vendeve europiane të mbipopulluara

Shqipëria është një ndër vendet me dendësinë më të madhe në popullsisë së saj në Europë. Me të dhënat e vëna në dispozicion nga Index Mundi, Shqipëria rezulton me një dendësi 106 banorë/m2, duke hyrë në hartën e kuqe të dendësisë së lartë, kryesisht në zonën qendrore të saj.

Kur themi “densitet i lartë” në të gjithë Evropën, është e drejtë të thuhet se Anglia është një vend i dendur dhe tejet i populluar – por ajo ende qëndron prapa Spanjës dhe Holandës në listën e kombeve të mëdha evropiane, dhe nën të dhënat e Monakos, Andorrës dhe Maltës . Shifra e densitetit të jetuar për Holandën është 546 njerëz për km², krahasuar me 531 për Anglinë, 204 për Uellsin, 200 për Skocinë dhe 160 për Irlandën e Veriut.

Vendet me densitetin më të lartë në botë sakaq janë vendet aziatike, si India, Pakistani, Kina dhe Japonia. Dendësi të lartë të popullsisë kanë gjithashtu edhe vendet e Europës Perëndimore. Densiteti i popullsisë së Belgjikës 366 banorë, kurse ai i Holandës 405 banorë për km2. Ndërkohë, edhe vende si Anglia, Gjermania, Zvicra dhe Italia, e kanë dendësinë e popullsisë mbi 200 banorë.

Vendi që kryeson me densitetin më të ulët është Groenlanda, me 0.1 njerëz për km2. Ky shtet-ishull ka rreth 56 mijë banorë, por sipërfaqe 448.3 milje në katror. Edhe Mongolia renditet në vendet me densitet të ulët, sipas të dhënave të Telegraph, 1.9 banorë për km2.

Islanda ka një popullsi prej 330 mijë banorë, pjesa më madhe e përqendruar në Reikjavik. Densiteti i popullsisë në Islandë është 3.3 banorë për km2, shkruan “monitor”.

Në një studim të mëparshëm, të përpiluar nga PopulationPyramid.net parashikohet se ndonëse Shqipëria aktualisht ka dendësi mesatare të popullimit, pas 25 vitesh projeksionet mbi popullsinë tregojnë se do të ketë një ulje të numrit të banorëve në 2.6 milionë apo me rreth 300 mijë banorë, ndërsa dendësia e popullsisë do të jetë 93 banorë/kilometër katror.


TË NGJASHME