HomePolitikë

Shqipëria mision të posaçëm në Ukrainë

Qeveria shqiptare ka vendosur të hapë një mision të posaçëm në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ky mision do të ndjekë zhvillimet politike në vend dhe do të “pasqyrojë aktivitetin e grupit tripalësh të Kontaktit të OSBE-së për Ukrainën, në kuadër të marrjes së kryesisë së radhës së OSBE-së nga Shqipëria për vitin 2020, deri në mbarimin e kryesisë së radhës së OSBE-s nga Shqipëria”.

Misioni i Posaçëm do të drejtohet nga një diplomat karriere, me gradën diplomatike “Ministër Këshilltar”, i cili do të qëndrojë në këtë detyrë deri në mbarimin e misionit të posaçëm.

Sipas VKM-së, shpenzimet për hapjen e këtij misioni do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2019 dhe do të jetë kjo ministri që do të zbatojë vendimin, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.


TË NGJASHME