Aktualitet

Shqipëria në BE? Artan Fuga: Ne jemi ende në kohën e qepës

Sipas tij, shqiptarët jetojnë ende në epokën e qepës, pasi në thelb vazhdojnë të jenë të izoluar nga Evropa.

“Shqipëria në Europë??? Nuk ma heq njeri nga mendja, veç nesh, nja dhjetë përqind europianistëve të thekur, askush nuk e dëshiron realisht dhe sinqerisht. Bëjnë sikur! Nuk besoni? Unë bë një analizë të segmentuar të çdo shtrese shoqërore dhe ta vërtetoj këtë me zemër të hapur. Nuk i ha e vërteta iluzionet.

Ne akoma jetojmë me idealet e “potentatit” të Ali Pashës, të fortesës të Ballaban Karaziut a si e kishte ai… E dini se çfarë tërmeti do t’u shkaktonte disa grupeve sociale të privilegjuara integrimi i vëretë europian i Shqipërisë?

Ne jemi po aq të izoluar në thelb nga Europa si në kohën e qepës. Ne pra, në një nga trevat më fillestare të kulturës europiane. Shekujt na kanë lënë pas. Merruni me mediat e propagandës që ua bëjnë mediat p. ju merruni, jo ky po ai, jo darka jo dreka, jo shoku i këtij jo shoku i atij, o Zot çfarë bataku mendor!” – Artan Fuga

Related posts

Jep dorëheqjen kreu i Autoritetit Portual Durrës

Klaudia gotanews

Meta jep detaje nga takimi me Erdoganin

Mila

Gërdeci/ Prindërit e 7-vjeçarit që humbi jetën kërkesë gjykatës të rihapen hetimet ndaj Mediut

Na Kontaktoni!