HomeLajme

Shqipëria në krye të listës: Si paguhen njerëzit në vendet europiane

Shqipëria dhe Kosova mbeten vendet me pagën më minimale në Europë. Në vendin tonë, sipas të dhënave të Eurostat, publikuar në Monitor.al, paga minimale  është 213 euro (e detyruar me ligj).

Edhe pse kohët e fundit paga minimale ka pësuar rritje herë pas here, vijon të mbetet shumë larg pagave të vendeve europiane.

Në Kosovë, paga minimale është 130 euro për punonjësit nën 35-vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35. Edhe pse çmimet e konsumit atje kanë pësuar rritje, rrogat janë thuajse të njëjta që prej vitit 2011.

Si janë vendet europiane krahasuar me rajonin tonë?

Ato variojnë nga 600 euro në lindje dhe mbi 500 euro në veri-perëndim të BE-së.

Përshembull; Letonia (430 €), Rumania (466 €), Hungaria (487 €), Kroacia (546 €) , Çekia (575 €), Sllovakia (580 €), Estonia (584 €), Lituania (607 €) dhe Polonia (611 €).

Ndërsa për vendet në jug të BE-së, pagat minimale shkonin midis 700 € dhe pak më shumë se 1 000 € në muaj: Portugali (741 €), Greqi (758 €), Maltë (777 €), Slloveni ( 941 €) dhe Spanja (1 050 €).

Shqipëria në krye të listës: Si paguhen njerëzit

Në vende si Franca, Hollanda, Gjermania, Belgjika, apo Irlanda pagat minimale janë mbi 1500 euro. Vendin e parë për pagën minimale më të lartë e mban Luksemburgu, që siç duket edhe nga grafiku arrin mbi 2100 euro.


TË NGJASHME