Kulturë

Shqipëria në listën e 3 vendeve që duhen vizituar patjetër

Suedezët kanë një arsye më shumë për të ardhur në Shqipëri për pushimet dhe vizitat e tyre. Eshtë stafi i Vagabond që ka listuar destinacionet më të preferuara në botë. Dhe ndërmjet gjërave të tjera, shkruhet në median kryesore suedeze, Shqipëria listohet në vendin e parë në kategorinë e “Vendeve më të mira”.

Këtë vit, shkruajnë gazetarët, bordi editorial I kësaj media ka listuar 35 destinacione në 6 kategori: vendet më të mira, qytetet më të mira, aventurat më të bukura, dielli dhe deti më I mirë, udhëtimet kulinare më të mira dhe vendet më buxhetin më të mirë për tu shpenzuar.

Fituesi në kategorinë e vendeve më të mira është Shqipëria, një vend që kohët e fundit ka qenë në pjesën e destinacioneve që duhet udhëtuar nëpër botë, dhe ka gjithcka, që nga malet e thyera deri tek bregdeti mesdhetar i artë.

Ne kategorinë e qyteteve më të mira, është rreshtuar Tel Avivi si qyteti fitues, tolerant, relaksues dhe laik.

Vendet më të mira: Top 3

Shqipëria – sepse është ende një nga destinacionet e fundjavave më të njohura, duke filluar që nga plazhet deri tek majat alpine.

Botswana – sepse është një nga vendet afrikane më të sigurta dhe për safari luksoze

Zvicra – sepse duket si një botë përrallash me trena të mirëmbajtur dhe maja malesh të adhurueshme.

Related posts

Piktori shqiptar triumfon në Rusi

Mila

“Invasion of Privacy” nga Cardi B, albumi më i mirë i vitit

Mila

I riu shqiptar mahnit jurinë “The Voice” Francë

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!