HomeLajmi i Fundit

Shqipëria në shtetrrethim/ Rama e nis ditën me një mesazh sensibilizimi

Vendi sot është zgjuar në shtetrrethim, ku gjithçka është bllokuar dhe mbyllur. Por kryeministri i vendit e ka nisur ditën e sotme me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook me një mesazh sensibilizimi. Ai ka shpërndarë një foto të Nënë Terezës dhe një shprehje të saj, për të ndërgjegjësuar gjithë shqiptarët për situatën se ku ndodhemi.

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit” shkruan kryeministri, duke përsëritur mesazhin që secili të kujdeset jo vetëm për vete por edhe për të afërmit e tij, duke qëndruar në shtëpi dhe mos të bëhet rrezik për të tjerët.

M.H/ GotaNews