HomeSociale

Shqipëria pjesë e Studimit klinik të Solidaritetit, OBSH përgëzon zgjedhjen e bërë

Pak ditë më parë, Shqipëria u bë pjesë e Studimit klinik të Solidaritetit. Për këtë arsye falenderime të veçanta kanë mbërritur në adresë të vendit tonë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas OBSH janë 100 vende të ndryshme që po përpiqen sëbashku të kryejnë testet e duhura për të gjetur një zgjidhje dhe një antitrup për të krijuar vaksinën kundër COVID-19.

Postimi i plotë:

OBSh-ja përgëzon Shqipërinë për pjesëmarrjen në Studimin klinik të Solidaritetit. Mbi 100 vende në botë janë duke punuar së bashku përmes këtij studimi, për të gjetur mjekimet e efektshme në kohën më të shpejtë të mundshme.

Studimi përfshin pacientët në moshë të rritur me COVID-19, të hospitalizuar. Pacientët adultë, të cilët marrin trajtimin spitalor standard, do të marrin gjithashtu medikamente që po studiohen për veprimin e tyre ndaj koronavirusit të ri dhe sëmundjes së shkaktuar prej tij.

Në Shqipëri do të zbatohet i njëjti protokoll standard, sikurse edhe në vendet tjera. Çdo pacient jep pëlqimin e tij nëse dëshiron të marrë edhe medikamentet në studim apo jo. Ekipi mjekësor i trajnuar vlerëson gjendjen e çdo pacienti për sëmundjet bashkëshoqëruese dhe kundërindikimet.

Përmes Studimit klinik të Solidaritetit, do të studiohen medikamentet:

– chloroquine ose hydroxychloroquine;

– lopinavir dhe ritonavir;

– lopinavir/ritonavir plus interferon beta,dhe remdesivir.

Medikamente të tjera mund të shtohen në studim sipas të dhënave kërkimore.

Studimi monitorohet nga Komiteti për të dhënat globale dhe monitorimin e sigurisë, i përbërë nga një grup ekspertësh të pavarur.

Për më shumë lexoni ? https://www.who.int/…/solidarity-clinical-trial-for-covid-1…

Udhëzuesi i OBSh-së për mjekimin standard të pacientëve me infeksion respirator akut të rëndë në rast dyshimi të COVID-19 “


TË NGJASHME