Ekonomi Lajme

Shqipëria renditet e 76-a në botë në raportin e konkurueshmërisë globale

Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar raportin e fundit të Konkurueshmërisë Globale (2018-2019), sipas të cilit, në sitën e 140 ekonomive botërore, Shqipëria renditet e 76-ta, me përmirësim prej 4 shkallëve krahasuar me një vit më parë, raporton Monitor.

Garën rajonale duket ta ketë fituar Serbia, e renditur e 65-a, ndjekur nga Mali i Zi, i 71-i. Ndërsa Shqipëria, në kompleksin e komponentëve të studiuar, renditet më lart se sa Maqedonia e 84-a dhe Bosnja e Hercegovina e 91-a.

Nga analiza e detajuar e raportit konstatohet se faktori më problematik, është krimi i organizuar, performanca e gjyqësorit, eficensa legjislative, ndjekur më pas edhe nga problematika në të drejtat e pronësisë. Një tjetër shqetësim, pjesë e një komponenti të rëndësishëm, si ai i institucional, është aftësia ligjorë për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

 

Related posts

Nëse nuk i keni këto 3 veshje në dollap, nuk mund të quheni ndjekës të modës!

Mila

Anjeza Shahini i rikthehet muzikës në një formë tjetër

emanuela

Era dhe Nora Istrefi/Komplet ndryshe në klipin e ri

admin
Na Kontaktoni!