HomeSport

Shqipëria shfryn me gola ndaj Islandës, ja rekordi që vendosën kuqezinjtë

Shqipëri-Islandë 4-2 është një rezultat historik për Kombëtaren.

Që prej themelimit të FSHF-së dhe ndeshjes së parë zyrtare të vlefshme për Kupën Ballkanike në vitin 1946 (Shqipëri-Jugosllavi 2-3), kuqezinjtë nuk kishin fituar asnjëherë një ndeshje eliminatore të vlefshme për Europianin apo Botërorin duke shënuar katër gola.

Në miqësore Shqipëria ka fituar me shifra të thella 6- 1 apo edhe 4-1 ndaj ekipeve si Qipro apo Lituania, por ama në ndeshje eliminatore kurrë më parë nuk kemi bërë “poker”. Prandaj, edhe fitorja me Islandën është historike.

10 shtatori i vitit 2019 do të mbahet mend gjatë edhe kapiteni Elseid Hysaj, i cili me shiritin në krah shënoi golin e tij të parë me fanellën kuqezi pas 48 ndeshjesh. Kjo ishte fitorja e tretë e Shqipërisë me Islandën në 7 ndeshje të luajtura, teksa 4 janë humbje./panoramasport.al


TË NGJASHME