HomePolitikë

Shqipëria shpall ‘non grata’ dy diplomatë iranianë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj përmes një postimi në facebook deklaron se Shqipëria largon dy përfaqësuesit e Republikës Islamike të Iranit. Sipas tij arsyeja e marjes së këtij vendimi është se diplomatët shkelën konventën për Marrëdhëniet Diplomatike.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.”- shkruan Cakaj.


TË NGJASHME