HomeLajme

Shqipëria, sot 60 vjet nga anëtarësimi në UNESCO

Butrinti, Berati, Gjirokastra, janë vetëm disa nga vendet e vlerësuara dhe qe shënjohen në “kujtesën e botës” si vlera që mbrohen nga UNESCO. Si trashëgimi shpirtërore, Shqipëria lakohet edhe për iso-polifoninë.

Do të vijojë me përpjekjet për praninë në po këtë listë të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Liqenit të Ohrit për pjesën shqiptare, si zgjerim i pjesës maqedonase, dosja e së cilës është dorëzuar tashmë dhe pritet miratimi në sesionin e korrikut të 2019-s. E më pas me sitet në tentativë si qyteti antik i Apolonisë, Amfiteatri i Durrësit, Varret e Selcës apo Kështjella e Bashtovës.

Në këtë 60 vjetor të anëtarësimit në UNESCO, ministrja Kumbaro vlerësoi edhe ndihmën për planet e menaxhimit në sitet arkeologjike.

Sapo ka nisur puna për hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut të Butrintit që do të përfundojë në pranverën që vjen. Që pa asistencën teknike te UNESCO-s do ta kishim të vështirë.

Shefi i diplomacisë theksoi se mbështetja për anëtarësimin e Kosovës do të vijojë, ndërsa u shpreh se edhe UNESCO-s i duhet një reformim.


TË NGJASHME