HomeSport

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë/ Fiton grupin dhe kalon në Ligën B

Mbrëm u zhvillua një ndeshje fantastike ndëmjet Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Kuq e zinjtë triumfuan me një rezultat “3-2”, në stadiumin Air Albania. Kështu ata siguruan vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C si dhe kanë siguruar kalimin në Grupin B, një rang ky shumë më i fortë.

Emocionet u dhuruan nga Sokol Cikalleshi dhe Rei Manaj, ku i pari shënoi dy gola, ndërsa i dyti një gol, duke i dhuruar kështu skuadrës së  Edi Rejas tre pike vendimtare në këtë takim.

Sakaq dy golat e skuadrës kundërshtare u realizuan nga Skavysh dhe Ebong.

Shqipëria zyri vendin e parë të grupit duke mbledhur 11 pikë, ndërkohë që Bjellorusia zuri vendin e dytë në grup me 10 pikë.


TË NGJASHME