HomeLajme

Shqipëria, vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve

Komisioneri për Migracionin,
Punët e Brendshme dhe Qytetarinë, Dimitris Avramopoulos fet për raportin
e monitorimit të përmbushje së kritereve të liberalizimit të vizave, ku
evidentohet se Shqipëria është vendi me numrin më të madh të kërkesave
për azil të pabazuara midis vendeve që përãtojnë nga regjimi pa viza në
zonën Shengen. Avramopoulos deklaron se KE-ja nuk po pezullon lëvizjen e
lirë, por autoritetet shqiptare duhet të jenë më të ashpra në zbatimin e
angazhimeve që kanë marrë përsipër. Gjatë intervistës, ai fet edhe për
shqetësimin e shteteve anëtare për azilkërkuesit shqiptarë.

Dimitris Avramopulos, Komisioneri për Migracionin, Punët e Brendshme dhe
Qytetarinë në BE, deklaron se vendi ynë mbetet ende shteti që ka numrin
më të madh të kërkesave të pabazuara për azil dhe se ky fenomen po
shqetëson vendet anëtare të Bashkimit Europian.
“Sot ne raportojmë për funksionimin e regjimit të heqjes së vizave me
vendet e Ballkanit, ashtu si dhe me vendet e partneritetit të Lindjes. Raporti
i sotëm është vlerësimi i parë i plotë që ne publikojmë pas hyrjes në fuqi të
mekanizmit të ri të pezullimit të vizave. Bëhet fjalë për monitorimin e
procesit të heqjes së vizave për 8 vendet që përãtojnë nga liberalizimi i
vizave. Në raportin tonë ne bëjmë monitorimin e procesit, por nuk marrim
vendime. Liberalizimi i vizave është një nga instrumentet më të fuqishme të
Bashkimit Europian, që lehtëson kontaktin direkt midis njerëzve dhe forcon
lidhjet me qytetarët, përtej kuãjve të Bashkimit Europian. Ne jemi tërësisht
të angazhuar për mbrojtjen e heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë
dhe qytetarët e tjerë të vendeve fqinje lindore. Ne po punojmë së bashku
me qeveritë për të arritur këtë objektiv. Dua të jem shumë i qartë: Ne nuk
po propozojmë apo vendosim pezullimin e heqjes së vizave, por heqja e
vizave shoqërohet me përgjegjësi, si për qytetarët e Shqipërisë, ashtu dhe
për autoritetet kompetente. Luftë kundër emigracionit të paligjshëm dhe
kërkesave të azilit të pabazuara përbëjnë sãdën më të madhe për
Shqipërinë në këtë kuadër. E mirëpres faktin që autoritetet shqiptare kanë
qenë aktive në forcimin e masave për të luftuar kundër emigracionit të
paligjshëm dhe përmirësimin e bashkëpunimit me shtetet anëtare” perfundon Avramopulos


TË NGJASHME