HomeSport

Shqipëria zbret në vendin e 3-të, Reja kërkon 6 pikë në 2 ndeshjet e fundit

Dy barazime dhe një humbje në tre ndeshjet e fundit ndërlikojnë jo pak objektivin e vetëm të Shqipërisë në Grupin e katër në Ligën C.

Kuqezinjtë dështuan të marrin revanshin kundër Lituanisë duke bërë që të humbasin dhe vendin e dytë në grup për shkak se Lituania i mposhti në “Air Albania”.

Ndryshe nga ndeshjet e fundit, këtë herë të besuarit e Edy Reja shfaqën grindë e dëshirë për të fituar, i mungoi vetëm qetësia dhe saktësia në zonë.

Shqetësues është fakti që në tre ndeshjet e fundit, kuqezinjtë nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol, trend ky i cili duhet të ndryshoj me çdo kusht në dy ndeshjet e fundit nëse dëshirojmë të kualifikohemi si të parët në grup.

Pas humbjes ndaj Shqipërisë, Bjellorusia arriti të rikuperoj pozitat e saj, me dy fitore dhe një barazim në tre ndeshjet e fundit arrijnë të marrin të vetëm kreun e grupit.

Grupi 4

Lajmi i mirë është se Shqipëria e pret Bjellorusinë në Tiranë në ndeshjen e fundit në grup, më 18 nëntor, plus i ka mposhtur në ndeshjen e parë.

Përpara se të pres Bjellorusinë luajmë kundër Kazakistanin sërish në shtëpi, për këtë arsye Reja kërkon 6 pikë të plota në dy ndeshjet fundit dhe shpreson që të njëjtën gjë të mos e bëj Lituania, mënyra e vetme për të arritur objektivin e vendosur nga FSHF, kreun e grupit.


TË NGJASHME