HomeModa

Shqiptare e të huaja po çmenden pas kësaj bluze!

Le ta nisim këtë të mërkurë me një lajm të bukur mode!

E kemi fjalën për ato trendet e reja të veshjeve që janë kaq të nevojshme sa herë që duam të ndryshojmë gardërobën për sezonin e ri!

Sot do t’ju njohim me bluzën fiksim të të famshmeve të huaja e shqiptare, që do të kthehet në të preferuarën tuaj me shikim të parë!

Kryefjala e kësaj bluze janë puplat! Është marka “Attico” ajo e cila ka ekskluzivitetin e kësaj bluze që në fakt është bust dhe e thurur me pupla anembanë.

Për ngjyrën s’ka rëndësi, sa më e ndezur këtë verë aq më mirë! Chiara Ferragni është ndër të parat fashioniste që e ka veshur versionin e saj ngjyrë pink, që i shkon kaq shumë!

Dhe nëse jeni në dilemë sesi mund ta kombinoni këtë bluzë, ne ju sjellim sot disa sugjerime nga të famshmet shqiptare e të huaja!


TË NGJASHME