HomeSociale

Shqiptarët e kanë qejf rakinë, por kanë përqindjen më të ulët e të varurve nga alkooli në rajon

Vendet e Ballkanit njihen për dashurinë e tyre për pijet alkoolike dhe rakinë në veçanti. Portali Our World Data ka publikuar një raport sipas të cilit në Shqipëri rreth 1.66% e popullsisë është e konsideruar si e prekur nga varësia e alkoolit. Kjo është përqindja më e ulët në rajonin e Ballkanit.

Edhe në Malin e Zi, të varurit nga alkooli janë sa 1.69% e popullsisë së vendit, me një diferencë shumë të ngushtë me Shqipërinë. Ndrësa në Maqedoni dhe në Serbi të varurit janë rreth përkatësisht 1.7 dhe 1.8%.

Rekordin në rajon për varësinë nga pijet alkoolike e mban Bosnje dhe Hercegovina me rreth 2.8% të popullsisë të varur nga përdorimi i alkoolit. Në të gjithë botën sëmundja e varësisë nga alkooli renditet e treta ndër sëmundjet mendore më të përhapura. Përqindja e popullsisë së prekur në botë është 1.37%, më e ulët se në Shqipëri.


TË NGJASHME