HomeLajmi i Fundit

Shqiptari 20-vjeçar gjendet i vdekur pranë një parkimi

Nje shqiptar, 20-vjeçar eshte gjetur i pajete prane nje parkimi ne Genova te Italise. Mediat fqinje, raportojne se ka qene nje grua qe ka pare te riun ne nje pellg gjaku dhe ka dhene alarmin, duke njoftuar me pas policine dhe ambulancen.

Kur kane mberritur forcat policore dhe ndihma e shpejte u konstatua se i riu kishte nderruar jete dhe kishte nje plage te thelle ne koke.

I riu, emri i te cilit nuk behet i ditur dyshohet te kete qene student, pasi me vete kishte nje cante me libra dhe me shenime kryesisht per fiziken dhe matematiken.

Fillimisht policia dyshoi se behej fjale per nje vetevrasje, pasi u mendua se i riu mund te ishte hedhur nga nje lartesi prej se paku 4-5 metrash.

Ndonese kjo vijon te mbetet nje hipoteze, policia thote se dyshon me fort per nje vdekje aksidentale.

Nga keqyrja ne vendin e ngjarjes, dyshohet se i riu te kete rene nga lartesia edhe pse ka tentuar te mbahej.

Bluza qe kishte veshur ishte me shenja te shpuara apo vrisura, qe dyshohet se ai ka tentuar te kacavirret per tu mbrojtur. Megjithate policia nuk ka dale ende me nje version zyrtar per ngjarjen e rende.