HomeLajmi i Fundit

Shqiptari aksidenton për vdekje 2 punëtorë italianë

Një ngajrje e rëndë është regjistruar rreth orës 23 të një nate më parë (5 gusht 2019) në kilometrin 9 në autostradën A14 në afërsi të Bolonjës.

Një automjet i rëndë i tipit TIR i drejuar nga një 62 vjeçar emigrant shqiptar, banues në Itali, ka aksidentuar për vdekje dy punëtorë italianë që po punonin për sinjalizimin rrugor të autostradës në një kantier të bllokuar nga qarkullimi i automjeteve.

Automjeti Tir i drejtuar nga shqiptari ka shkatërruar gardhin rrethues të kantierit e ka aksidetuar për vdekje puëntorët Antonio Pizutelli 38 vjeç e Salvatore Vani 45 vjeç.

Dy viktimat kanë ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Shoferi shqiptar është vënë nën hetim për vrasje të qëllimshme aksidenti rrugor dhe i është nënshtruar kontrolleve mjekësore për të verifikuar nëse ka qënë në efektin e drogës apo të alkoolit.