HomeRajon

Shqiptari gjendet i karbonizuar brenda automjetit

Në ishullin grek të Rodhosit një 56 vjeçar shqiptar është gjetur i karbonizuar brenda një makine.

Mediat greke shkruajnë se mbeten ende të panjohura rrethanat që quan në vdekjen e shqiptarit, baba i një vajze të mitur.

Ai u gjet i vdekur në makinën në pronësi të tij, tip Hyundai Accent në orën 06:00 në zonën Kaminari midis Malona dhe Haraki.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse dhe të policisë.

ptoma2

Makina ishte djegur plotësisht dhe po kështu edhe trupi, i cili fillimisht nuk mund të identifikohej, por identifikimi u bë i mundur duke gjurmuar targat e mjetit.

Paraprakisht, thuhet se 56 vjeçare ka qenë në vështirësi të shumta financiare dhe ka të ngjarë që të ketë ndërmarrë një vendim për t’i dhënë fund jetës së tij.

kammeno_autokinito_rodos-750x430

Por ajo që ka shkaktuar pikëpyetje të shumta tek hetuesit është një video ku shihet se zjarri në makinë ka nisur nga jashtë dhe u përhap në brendësi. Përgjigja pritet të vijë nga ekzaminimi mjekoligjor.


TË NGJASHME