HomeLajme

Shqiptari gjendet i varur në pemë, dyshimet e para

Një zbulim tronditës në Milano, ku një burrë, 35-vjeçar shqiptar, u gjet i varur në një pemë në park.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 4:45 pasdreke.

Policia, të njoftuar një kalimtar, mbërriti në vendngjarje por nuk mund të jepte ndihmë për shqiptarin, per te cilin tashme ishte teper vobe, ai kishte gjetur vdekjen, pasi ishte varur në nje peme 9 metra mbi tokë.

Parku në të cilin u gjet viktima, është gjithashtu shumë i populluar nga fëmijët.

Eshte dashur ndihma e zjarrfikëses për të zbritur trupin e pajete te 35-vjeçarit, identiteti i te cilit nuk behet me dije nga mediat italiane qe kane raportuar ngjarjen.

Për momentin për policinë kjo është vetëvrasje dhe nuk ka elementë që të tregojne të kundërtën. Burri u var me rripin e pantallonave te tij.

4722840_Agenzia_Fotogramma_FGR2837056
4722840_Agenzia_Fotogramma_FGR2837052
4722840_Agenzia_Fotogramma_FGR2837053
4722840_Agenzia_Fotogramma_FGR2837054
4722840_Agenzia_Fotogramma_FGR2837055

TË NGJASHME