HomeLajmi i Fundit

Shqiptari humb jetën në Itali, “Fiati” u përmbys pas përplasjes me një “Mercedes”

Një 48 vjeçar me origjinë shqiptare vdiq mbrëmjen e shkuar në një aksident automobilistik midis Bra dhe Fossano në provincën e Cuneo.

Burri me iniciale M.A, drejtonte një Fiat 500, i cili u përmbys pasi u përplas me një Mercedes Class A, i drejtuar nga një grua.

Një makinë tjetër tip Citroen C3 u përfshi gjithashtu në një aksident, duke lënë pas tre persona të lënduar lehtë.

Rruga, midis Cervere dhe Bricco, ka qenë e mbyllur për trafik për më shumë se dy orë. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, jetonte prej vitesh në Fossano.