HomeLajme

Shqiptari humb jetën në vendin e punës, flet kryetari i bashkisë

Aleksandër Thani është shqiptari 63-vjeç, që humbi jetën dje teksa ishte në punë e sipër. Ai punonte në Genola, kur u godit për vdekje nga një vinç në kantier. 

Shqiptari, siç tregojnë shokët e punës, ishte duke punuar në ngarkimin e disa objekteve të betonit në bordin e një kamioni, kur, u godit nga një vinç.

Nga informacioni i parë i mbledhur nga Karabinierët dhe inspektorët, ai u gjet nga shokët i goditur dhe në gjendje shumë të rëndë. Ndihma që iu dha në vend ishte e kotë, pasi plagët e marra ishin të rënda dhe ai nuk shpëtoi dot.

Aleksandër Thani ishte me origjinë shqiptare. Në Genola krijoi familjen ku jetonte prej vitesh dhe la pas gruan Elisabeta dhe dy fëmijë.

Flavio Gastaldi, kryetar i bashkisë ka treguar se “Për ne familja Thani nuk ishte e huaj, por e integruar në mënyrë të përkryer në vend, si prindërit ashtu edhe fëmijët. Lajmi tronditi komunitetin. Shpresoj që sakrifica e Aleksandrit të jetë një paralajmërim për të gjithë botën e punës”.

Ai ka thënë se edhe pse rregullat e sigurisë janë të rrepta, ndodhin ngjarje të tilla që u kushtojnë jetën punonjësve.


TË NGJASHME