HomeLajmi i Fundit

Shqiptari i jep fund jetës në qelinë e burgut

Nje shqiptar eshte gjetur i varur ne qeline e burgut Koridhalos ne Greqi. Mediat greke shkruajne se shqiptari 41 vjecar, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur, ishte vetëvarur me nje kordon brenda qelise se tij.

Ngjarja ka ndodhur ne rrethana qe ende presin te sqarohen, raportojne mediat.

Sic mesohet, shqiptari ishte arrestuar pasi kishte vrare me thike kusheririn e gruas, ne familjen e te cilit kishte kohe qe jetonte.

Ngjarja ndodhi ne korrikun e vitit te kalur, gjate nje darke qe ai po hante me kusheririn e gruas dhe pasi kishte konsumuar ushqim dhe kishin pire alkool, ata kishin nisur nje sherr qe perfundoi keq.

Ai rrembeu thiken dhe qelloi 38 vjecarin, qe me pas nderroi jete rruges per ne spital.

Skena dyshohet se u pa edhe nga femijet e kusherires qe ishin te pranishem ne ate moment.

Mesohet se 41-vjeçari, i cili u vetevar ne burg, kishte akuzuar burrin e kusherires, se ishte i dhunshem me te dhe femijet, madje e kishte kercenuar se nese do vazhdonte ti rrihte, ai do i merrte me vete ne Shqiperi.