HomeLajmi i Fundit

Shqiptari kapet duke drejtuar mjetin i alkoolizuar, por arrestohet për …

Një 40-vjeçar shqiptar u arrestua mëngjesin e sotëm nga karabinierët në Porto Azzurros nën akuzat e shitjes së kokainës.

Gjatë një kontrolli natën e shkuar, policia ndaloi shoferin e një makine, që kishte konsumuar sasi më të mëdha alkooli se norma e lejuar. Kjo bëri që t’i pezullohet patenta.

Por, qëndrimet e burrit i bëri karabinierët që të shtojnë dyshimet, duke kryer një kontroll më të imtësishëm të mjetit, duke zbuluar disa doza kokaine brenda makinës.

Pas kësaj, kërkime u zhvilluan edhe në shtëpinë e tij ku u gjetën rreth një mijë euro në një lodër.

Pranë shtëpisë së 40-vjeçarit ishte parkuar një skuter brenda të cilit karabinierët gjetën 20 gram kokainë, të cilat u kapën së bashku me paratë.

Për 40-vjeçarin u vendosën prangat dhe, siç ka urdhëruar zyra e prokurorit të Livornos, ai iu nënshtrua arrestimit shtëpiak, në pritje të dispozitave të autoritetit gjyqësor.