HomeLajmi i Fundit

Shqiptari kapet me 500 gr kokainë në makinë


Pas një operacioni të Guardia di Finanza në Savona një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.

Mediat fqinje shkruajnë se gjithçka filloi me një kontroll të rrugës në dalje të Albisola, pasi policia pikasi një automjet për kontroll.

Por pas sinjalit të policisë shoferi u duk nervoz, çka shtoi dyshimet duke vijuar kontrolle më të imtësishme të mjetit.

Nën pjesën e tapicerisë në anën e pasagjerit, u gjet sasia prej 500 gram kokainë.

Shqiptari u arrestua dhe janë duke vijuar hetimet, ndërsa mjeti iu nënshtrua sekuestrimit.