HomeShowbiz

Shqiptari me çifteli ‘çmend’ Daddy Yankeen, ja ç’bën reperi për të

Këngëtari i njohur Daddy Yankee është një ndër artistët më premtues latinë, i cili ka sjellë këngë që menjëherë janë kthyer në hite në mbarë botën. Ai ka mbajtur një koncert në Tiranë ku dhe u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Mirëpo, një ndër këngët e tij më të suksesshme ‘Calma’ një djalë shqiptar ka menduar të risjellë me një version ndryshe, atë me çifteli. Shqiptari quhet Jurgen Pecnikaj dhe versioni i tij ka tërhequr së fundmi vëmendjen e të gjithë rrjetit, dhe s’kishte si të mos të tërhiqte vëmendjen e vetë këngëtarit.

Daddy Yankee e ka pëlqyer këtë video dhe si rrallëherë ka vendosur ta shpërndajë në Instastoryn e tij, duke bërë që versioni i Jurgenit të dëgjohet tashmë në të gjithë botën.


TË NGJASHME