HomeLajmi i Fundit

Shqiptari tenton të mashtrojë por nuk di si, në fund e pranon…

Një 50-vjeçar është dënuar nga gjykata penale në Bryzh me dy vite burg nën akuzën e një serie vjedhjesh. I pandehuri kishte përdorur një identitet të rremë italian, por kjo nuk i rezultoi më e suksesshme përpara trupit gjykues.

Një nga ngjarjet u zhvillua të shtunën më 2 shkurt të këtij viti rreth orës 17.30 në një argjendari në Knokke në Belgjikë.

I pandehuri shfrytëzoi një moment pakujdesie për të vënë një kopje të rreme të një ore Rolex, duke marrë origjinalen me vlerën e 31 mijë eurove. Falë hetimeve intensive, policia shpejt ra në gjurmët e një të dyshuari.

Burri u kap në të njëjtën mbrëmje në stacionin e Bryzhit. I dyshuari, Mario F., u mor në pyetje nëpërmjet një përkthyesi francez, por gjithsesi, iu bënë edhe disa pyetje në italisht nga gjyqtari hetues.

Jo vetëm italishtja e varfër e tradhtoi, por ai pretendoi se kishte ardhur nga qyteti i shpikur i “Ravioli” (ekziston një lloj ushqimi me këtë emër).

Më në fund, ai pranoi se kishte gënjyer për identitetin e tij. Ai u përgjigj për pesë vjedhje dhe dy vjedhje në tentative.

Në dyqanet Telenet, për shembull, ai gjithashtu mori dy iPhones. Edhe atëherë, ai ka vepruar si në rastin e orës Rolex, por kësaj here duke marrë kutitë me telefona dhe duke vendosur kuti ku në vend të telefonit të mençur, ishte një copë patate.