HomeSociale

Shqiptari vret bashkëkombësin para syve të fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Greqi kur një shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është goditur tri herë me thikë nga i njohuri i tij.

Ngjarja ka ndodhur në Nea Anchialos, ku dy burrat me origjinë shqiptare po drekonin midis tyre. Viktima kishte shkuar në shtëpinë e kushëririt të gruas së tij, bashkë me fëmijët

Rreth orës 16:30 minuta, biseda midis tyre është “ndezur” dhe për pasojë një 45 vjeçar ka qëlluar tre herë me thikë një 38 vjeçar, ku njëra prej goditjeve e ka kapur në pjesën e zemrës.

Viktima u transportua menjëherë për në Spitalin e Volosit, por gjatë rrugës ka ndërruar jetën. Gazeta greke “Tanea” shkruan se ende janë të panjohura arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Viktima u godit në sytë e dy fëmijët të tij të vegjël dhe gruas që në atë moment ndodheshin në shtëpi.

Sulmuesi, pas vrasjes doli nga shtëpia në gjendje të dehur, ndërsa u identifikua dhe u arrestua menjëherë nga policia.

Thuhet se sulmuesi kishte probleme me alkoolin edhe në të kaluarën.

?????????
egklima-agxialos
egklima2
egklima3
???????-????????

TË NGJASHME