Kronikë Lajme

Shqiptari vret kunatin në Itali, detaje të reja

Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rënde që ndodhi në Itali, pas një sherri mes shqiptarësh, ku shqiptari vrau pas konfliktit familjar kunatin e tij.

Mediat italiane zbardhin sot emrat e tyre, duke iu referuar policisë. Shqiptari 45-vjeçar që u vra nga kunati i tij paraditen e së dielës në Nettuno të Italisë është identifikuar si  Shpend Allushi.

Ndërkohë që autori është Luan Zalta 50-vjeç, me të cilin ai pati një konflikt para krimit.

Sipas policisë, viktima kishte marrë trenin dhe më pas mori një makinë për të shkuar në banesën e së motrës. Por, pikërisht aty, përfundoi i vrarë.

Skena është zhvilluar në sy të familjarëve të tjerë. Mësohet se mes kunetërve ka pasur vazhdimisht sherre dhe zënka, por këtë radhë nuk ka detaje lidhur me shkakun.

Thuhet se në sherr e sipër viktima e ka qëlluar kunatin, ndërkohe që ky i fundit rrëmbeu armën që e mbante në dollap dhe e ka qëlluar për vdekje.

Gruaja e viktimës, ndërhyri dhe tentoi të ndalonte vëllain e saj. Gjatë përplasjes mes motrës dhe vëllait, pati edhe një të shtënë tjetër me armë zjarri, por për fat të mirë nuk u lëndua asnjë prej tyre.

Kunati, 50-vjeçari me profesion kamionist, autori i krimit ishte ai që lajmëroi policinë. “Ejani, ndodhi tragjedia”, mësohet të ketë thëne ai teksa telefonoi policinë.

Me pas u vu në pranga, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Panorama.al

Related posts

Dita Botërore e të Moshuarve/ Malaj: Nuk ka legjislacion të integruar

Klaudia gotanews

Çështja e kryeprokurores speciale në Maqedoni, dalin detaje të reja

Klaudia gotanews

Konsumoni këto ushqime dhe flokët tuaj do të rriten më shpejt

Mila
Na Kontaktoni!