Botë Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Shqiptarit i vënë prangat në aeroport, sa ishte kthyer nga Tirana

Arrestohet nga policia italiane një shqiptar 25-vjeçar i kërkuar si pjesë e një bande që shfrytëzonte vajzat për prostitucion.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u prangos në aeroportin e Torinos, sapo kishte mbërritur me avion nga Tirana.

Hetimet për bandën në të cilën bënte pjesë 25-vjeçari kishin nisur që në vitin 2016, pas denoncimeve të bëra nga disa vajza, të cilat ishin kërcenuar me vdekje nëse nuk u bindeshin tutorëve.

Hetimet zbuluan në atë kohë aktivitetin kriminal të grupit dhe faktuan me prova akuza për 11 shqiptare, të cilët merreshin me trafikun e femrave dhe nxjerrjen e tyre në rrugë për prostitucion.

Femrat ishin kryesisht shqiptare. Policia italiane ndërkohë vijon kërkimet edhe për tre shqiptarë të tjerë, por pa dhënë detaje rreth identitetit te tyre.

Related posts

Lirimi i KZAZ-ve, përplasje në Shkodër mes policisë dhe përfaqësuesve të PD-së

Xhensila Gotanews

Brexit, britanikët e Francës në ankth

Mila

Parada e parë e Krenarisë në…

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!