HomePolitikë

Shqiptarja u zgjodh eurodeputete në PE, reagon Basha

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar pas fitores së Arba Kokalarit, si eurodeputete në PE. Përmes një statusi në facebook, Basha e ka konsideruar zgjedhjen e saj si eurodeputete një moment historik, teksa ajo është zgjedhur eurodeputete për Partinë e Moderatëve suedezë, simotrës se PD në Partinë Popullore Europiane.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane!

Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!

Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!

Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!?????? #ShqipëriaSiEuropa

*Arba jeton në Stokholm të Suedisë dhe është mbesa e Musine Kokalarit. Politikania e re është pjesë e partisë së moderuar, e cila fitoi 17.6 për qind të votave, duke marrë kështu 4 eurodeputetë, mes të cilëve edhe Kokalarin.


TË NGJASHME