HomeSociale

Shtatë kafshët që çiftohen vetëm me një partner përjetë

Të gjesh dashurinë dhe personin e jetës në ditët e sotme është gati si një sfidë më vete, madje jo gjithmonë gjendet i duhur me të parën. Mirëpo kur vjen puna tek kafshët është ndryshe, madje krejt e kundërta është për këto 7 kafshë, të cilat gjithë jetën e tyre e kalojnë me një partner të vetëm.

Ujqërit – Çifti i pushtetit


Në tufat e ujqërve gri, është zakonisht vetëm mashkulli dhe femra Alfa që lejohen të pjellin. Dyshja janë çift për tërë jetën dhe qëndrojnë kështu që të përforcojnë rolin e tyre si udhëheqës të tufës. Ata lindin çdo vit këlyshët e tyre dhe sigurojnë stabilitet për pjesën tjetër të ujqërve.

Lundërzat – Kujdesje të përbashkëta


Për lundërzat euroaziatike, monogamia është më shumë leverdi sesa romancë. Ndryshe nga homologet e tyre amerikano-veriore të cilat çiftohen edhe me partnerë të tjerë, ato euroaziatike lidhen njëherë e përgjithmonë, si një mënyrë për të rritur shanset e tyre te mbijetesës.

Çiftet e gibonëve, qëndrojnë bashkë e këndojnë bashkë


Shumë çifte njerëzore mund të kenë këngën e tyre, të njohur në një moment të rëndësishëm të lidhjes, por për majmunët gibonë (Hilobatidae) kënga është në fakt ajo që i tërhoqi ata për t’u bashkuar që në momentin e parë. Çiftet e gibonëve përformojnë ‘duete’, një seri klithmash vokale që kombinon thirrjet e çiftimit dhe me tej te lidhjes se tyre, cka bëhet pjesë thelbësore e marrëdhënies së tyre afatgjate.

Minjtë e Kalifornisë, i rezistojnë tundimeve


Minjtë e Kalifornisë (Peromyscus californicus) formojnë çifte të përjetshme, por jo gjithçka shkon vaj për ta.

Edhe në kushte laboratorike ato mbeteshin besnikë ndaj partnerit të tyre kur vendoseshin në kafaz me një tjetër mi, por pas ribashkimit me partnerin një sherr i ashpër klithmash niste mes tyre, deri në rigjetjen e ekuilibrit të marrëdhënies.

Hardhucat kurriz-shkëlqyer


Monogamia afatgjatë është e rrallë te zvarranikët e vegjël, por te kurriz-shkëlqyerat (të njohura gjithashtu si ‘hardhucat e përgjumura të Australisë’) ka një përjashtim.

Megjithëse ato jetojnë kryesisht të vetmuara, hardhucat e ngadalta kthehen te i njëjti partner vit pas viti në sezonin e çiftimit.

Krimbi Diplozoon paradoxum


Edhe ku krimb parazitar që jeton në velëzat e peshqve ciprinid ose krapit, mund të çiftohet vetëm me një individ, përndryshe nuk arrin të mbijetojë.

Shkabat e zeza


Ndryshe nga gjitarët, të zogjtë monogamia është diçka natyrale. Kështu dhe shkabat e zeza (Coragyps atratus), nisin ritualin e joshjes kur mashkulli zbulon femrën e dëshiruar, për të cilët kryen vallëzimin në ajër për të shprehur interesin. Pas lëshimit të vezëve çifti i shkabave kujdeset të dy për ngrohjen e tyre, me turne 24-orëshe, dhe më pas në ushqimin e të vegjëlve.


TË NGJASHME