HomeShowbiz

Shtatzanë për herë të parë/ Afërdita Dreshaj realizon setin fotografik (FOTO)

Pak para se fëmija i saj dhe Jakub të vijë në jetë, Afërdita është kujdesur të memorizojë përgjithmonë kujtimet më të bukura. Afërdita Dreshaj është në muajin e 7-të të shtatzënisë dhe këtë periudhë të veçantë në jetën e saj ajo po e shijon në maksimum.

Përballë aparatit fotografik dhe profesionalitetit të Fadil Berishës, Dreshaj ka ndarë disa momente nga foto sesioni së bashku me bashkëshortin Jakub dhe me motrën e saj, Jehona Dreshaj.

“Sepse ky set është shumë i veçantë për mua, zgjodha fotografin më special dhe të pabesueshëm për të kapur këtë moment. Mezi po pres t’i ndaj ato me të gjithë”, ka shkruar afërdita krah fotos ku pozon përpara Fadilit.

Kujtojmë se midelja është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet mami i një djali, emrin e të cilit nuk e kanë zbuluar ende.


TË NGJASHME