HomeShowbiz

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, Amarda Toska rikthehet në Portokalli

Për ata që nuk e mbajnë mend, Amarda Toska, fillesat si moderatore i ka pasur vite më parë tek “Portokallia“. Ami e drejtonte asokohe show-n e njohur televiziv së bashku me Agron Llakaj.

Pas largimit nga Top Channel, ajo vazhdoi ta ndiqte këtë rrugë edhe në ‘Vizion Plus’ apo ‘Tv Klan’ me drejtimin e ‘Dancing With The Stars’ apo ‘Lufta e nuseve’. Ka pasur një shkëputje të saj këto kohë, dhe një fokusim tek familja e biznesi. Por diçka ngriti dyshimet se Ami po përgatit një rikthim të fortë, pikërisht në vendin që I dha “krahët“ I pari.

Ajo ka publikuar disa video në llogarinë në ‘Instagram’, ku ka treguar se ndodhet pranë aktorëve të humorit. “Portokalli. Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka qenë mesazhi I saj në rrjetet sociale, duke zgjuar menjëherë kureshtjen e duke I dhënë udhë hamendësimeve mbi një rikthim të mundshem në show-n e humorit të drejtuar aktualisht nga Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi.


TË NGJASHME