HomeSociale

Shtëpi më shtëpi/ Zbulohen pyetjet që Rama do u bëjë shqiptarëve, nis shpërdarja e mijëra kopjeve

Para pak ditësh Kryeministri Rama deklaroi se nëpër çdo shtëpi do të shpërndahet nga një pyetësor për çështjet më të ngutshme politike të vendit.

Deri tani ka qenë e paqartë se cila do të ishte përbajtja e këtij pyetësori, ndërsa tani janë zbardhur pyetjet e tij.

Në pyetësor janë 12 çështje dhe nis me pyetjen se:
1. A duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti?

2. A duhet që Shqipëria të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krímeve të rënda kundër personit si dhe a duhet dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykímit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhùnë në familje dhe kríme ndaj fëmijëve?

3. Ka njerëz që thonë se të punësuarit, që dénoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi, duhet të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna kur dénoncimi i tyre vërtetohet. Ndërsa punëdhënësi në fjalë duhet penalizuar me ashpërsim të masave në fuqi. Të tjerë thonë që masat në fuqi ndaj punëdhënsve që abùzojnë me pagat e punonjësve janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?

4. Ka njerëz që thonë se ata që kanë fituar statusin e pensionistit, por qe vazhdojnë ende të punojnë, nuk duhet të paguajne kontributet shoqërore. Të tjerë mendojnë që nuk duhet bere nje diferencim i tille. Si mendoni ju?

5. Ka njerëz që thonë se emigrantëve shqiptarë që duan të depozitojnë në Shqipëri kursimet e tyre duhet tu jepet amnisti e plote. Te tjerë thone se depozitimet në vendin tonë të kursimeve të punës në emigration nuk duhen inkurajuar përmes amnistisë. Si mendoni ju?

6. Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kánabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kánabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?

7. Ka njerëz që thonë se ashtu si vendet e tjera të Europës, Shqipëria duhet të vendosë detyrimin që qytetarët të paraqesin certifikatën e vaksinimit në të gjitha hapësirat publike të mbyllura dhe në tubimet e mëdha. Të tjerë thonë se kjo praktikë nuk duhet të jetë e detyrueshme pasi kufizon liritë dhe të drejtat e njeriut. Si mendoni ju?

8. Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të ashpërsojë gjòbat dhe masat kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh. Të tjerë thonë se rregullat në fuqi janë të mjaftueshme nëse zbatohen si duhet. Si mendoni ju?

9. Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të tregohet më e ashpër jo vetëm me subjektet, po edhe me individët që ndotin hapësirën publike. Të tjerë thonë se rregullat aktuale janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?

10. Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre jane haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni

11. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE duhet të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut, që vendi ynë të vlerësohet për meritat e veta. Te tjerë thonë që duhet të vazhdojmë të presim Maqedoninë e Veriut. Si mendoni ju?

12. Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkani i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të Shqipërisë. Të tjerë thonë se kjo nismë nuk i sjell perfitime Shqipërisë. Si mendoni ju?

Çdo pyetje ka tre alternativa, praktikisht, Pro; Kundër dhe Abstenim./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME