HomeLajmi i Fundit

“Shtetrrethimi” ndikim te euro/ Rritje e fortë në tregun vendas

Situata në vendin tonë e krijuar nga pandemia COVID-19 ka bërë që euro të shënoj një tjetër rritje të fortë ditën e djeshme në tregun vendas duke u këmbyer me 125.4 lekë, ose 0.93 lekë më shumë sesa një ditë më parë, duke qenë sërish në nivelet më të lartë.

Dollari amerikan shënoi një rënie të lehtë dje me 0.05 lekë, pas rritjes së disa ditëve radhazi, duke zbritur në  114.77 lekë. Paundi britani vijoi rritjen, duke iu afruar 137 lekëve.

Në raport me situatën përpara se të fillonte kufizimi i aktivitetit ekonomik dhe lëvizjeve, më synim frenimin e përhapjes së koronavirusit, euro është forcuar me 2.6 lekë.

Ndërkohë që tregu normal është i zhbalancuar.

Aktorët e tregut valutor pohojnë se për momentin ka kërkesë vetëm nga tregtuesit e produkteve ushqimore, lidhur edhe me faktin që në bazë të një vendimi të fundit të qeverisë importuesit me shumicë të produkteve ushqimore dhe barnave duhet të krijojnë rezerva për tre muaj.

Përshtatur nga Monitor

M.H/ GotaNews