HomeSport

Shtim i rasteve nga COVID-19/ Ky është shteti i parë në Europë që ndërpret kampionatin

Republika Çeke bëhet shteti i parë europian që ndërpret kampionatin për shkak të shtimit të madh të rasteve me të prekur nga Covid-19.

Ky vendim drastik shqetëson jo pak edhe UEFA pasi dy ekipe çeke marrin pjesë në Europa League, Liberec dhe Sparata Praga.

Sparta E Prages

Për momentin, dy ekipeve i është dhënë e drejta për të luajtur në Europa League, të paktën për takimet e para në fazën e grupeve. Pjesa tjetër e ndeshjeve mbetet për tu rivlerësuar.

Në stadium për të dy ndeshjet në program, Sparta-Lille dhe Liberec-Gent nuk do të jenë të pranishëm asnjë tifoz përveç 350 personave, ku përfshihen organizatorët e takimeve, pjesëtarë të stafeve etj.


TË NGJASHME