HomeSociale

Shtimi i rasteve, OBSH në Shqipëri thirrje qyetarëve

Shtimi i rasteve me Covid-19 ditët e fundit në vendin tonë, ka nxitur reagimin e përfaqësueses së OBSH në Shqipëri, Bettina Menne.

Në një intervistë televizive, Menne ka vlerësuar masat e ndërmarra në fillim të pandemisë, por mosrespektimi i tyre mund të rikthejë karantinën.

Përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë u bën apel të gjithë masës së shoqërisë pa dallime, të respektojnë masat e përcaktuara për frenimin e përhapjes së Covid-19.

“Jam shumë e lumtur që vendi juaj është hapur sërish por epidemia nuk ka mbaruar dhe ajo që ne shohim është rritje e rasteve, që do të thote se të afërmit tuaj mund të infektohen. Ne rekomandojmë që i gjithë stafi që punon në spital dhe mund të ketë kontakt me persona të infektuar, duhet të vendosë maskë, dhe po ashtu në transport publik si dhe në bare e restorante që nuk ka 1.5 metër distancë fizike, përndryshe do ju duhet ta mbyllni edhe njëherë vendin. Por a e imagjinoni dot? Vendi duhet të zhvillohet, ekonomia po ashtu, është përgjegjësi sociale e të gjithëve. Autoritetet dhe kompanitë të shmagin infektimin që të mos bëhet më mbyllje dhe marrje masash strikte dhe njëherë”.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME